Shqipëria nesër zhvillon përballjen e madhe dhe të shumëpritur ndaj Serbisë, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionat Botëror.
Kuqezinjtë tashmë janë në Serbi, ku në Leskovc pritet të luhet ndeshja vendimtare për pozitën e dytë në tabelë, shkruan Arbresh.info.
Një ditë para ndeshjes trajneri Sylvinho së bashku me futbollistët kanë dal në fushë për ta kryer stërvitjen e fundit.
Ajo çfarë ra në sy gjatë kësaj stërvitje të kombëtares, Federata e Futbollit të Serbisë, nuk e ka vendosur flamurin shqiptar në stadiumin “Duboçiça” të Leskovcit.
Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, serbët janë munduar të justifikohen disi, duke shkruar në ekranin e madh të rezultateve: “Mirë se erdhët” në gjuhën shqipe, krahë gjuhës serbe dhe gjuhës angleze.

Kjo nuk është hera e parë që serbët bëjnë një gjë të tillë, pasi edhe në ndeshjen e 2014-tës të zhvilluar në Beograd ka ndodhur një ngjarje e tillë.
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë luhet nesër me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime