Shqipëria nesër luan ndeshjen e radhës ndaj Serbisë në Leskovc.
Një ditë para ndeshjes, trajneri serb Dragan Stojković ka folur në konferencë për media, për pritshmëritë dhe gjasat e Serbisë për rezultat pozitiv.
“Ata nuk mund të na befasojnë në lidhje me formacionin bazë, i dimë dy ndryshimet që do të kenë, por nuk mendoj se do të ndryshojnë asgjë në thelb. Do të ketë një rotacion për shkak të dëmtimeve, por nuk do të ndryshojnë sistemin; do të luajnë me katër mbrojtës në vijën e pasme, kjo është e sigurt”, tha Stojkovic.
Ai tha se skuadra e tij do bëj gjithçka për të marrë rezultat pozitiv.
“Kur është një ndeshje e rëndësishme si kjo, të gjithë përpiqen të tregojnë cilësinë që kanë dhe ta vendosin atë në plan të parë. Futbolli është një lojë e gjallë dhe nuk mund ta parashikosh kurrë se çfarë mund të ndodhë. Zoti na ruajt nga një karton i kuq… Atëherë gjithçka bie në ujë. Ne do të bëjmë gjithçka për ta paraqitur Serbinë në dritën e duhur.”
“Duam të kemi një paraqitje maksimale në këto ndeshje kualifikuese të tetorit. Do të bëjmë gjithçka për ta arritur. Tre pikë kundër Shqipërisë dhe tre pikë në Andorra. Duam ta bëjmë kombin të lumtur me këto rezultate, dhe për këtë po mendojmë. Sigurisht që mund të prisni një lojë ofensive nga ne.”
Shqipëria aktualisht është e dyta në grup me tetë pikë por një ndeshje më shumë, kurse serbët janë një pozitë më poshtë me shtatë sosh./Arbresh.info
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...