Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte do të përballet me Slloveninë, në një sfidë tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët dhe Sllovenët do të ballafaqohen në ‘Fadil Vokrri’, duel ky që premton një ndeshje të forte pasi që pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat.
Përzgjedhësi i kombëtares sonë, Franco Foda, ka thënë se përballja me Slloveninë do të jetë një ndeshje e fort, por ai beson se skuadra e tij do të japë maksimumin për të marrë tri pikët.
“Sllovenia është një skuadër me mbrojtje shumë të mirë, ndaj për ne është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm prapa dhe të shfrytëzojmë rastet përpara për të shënuar gola”, deklaroi Foda.
“Atmosfera është shumë e mirë. Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë. Jam i bindur që në fushën tonë dhe para tifozëve tanë do të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer,” ka thekuar Foda.
Ndërkaq, përzgjedhësi i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, thotë se pret një ndeshje të fortë fizike dhe me shumë duele, duke theksuar se ekipi i tij duhet të tregojë përqendrim maksimal për të shmangur surprizat.
“Kjo do të jetë një sfidë me shumë duele dhe agresivitet. E dimë që Kosova ka nevojë për pikë dhe do të luajë me motiv të madh. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të tregojmë nivelin e duhur, përndryshe ndëshkimi vjen shpejt”, ka thënë Kek.
Ndeshja Kosovë-Slloveni fillon në orën 20:45./rtk
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C