Sulmet ndaj objekteve të naftës në Rusi me raketa dhe dronë të rinj me rreze të gjatë veprimi, të zhvilluar nga Ukraina, po shkaktojnë mungesë të konsiderueshme gazi atje, ndërkohë që në front një kundërofensivë e fundit ukrainase ka penguar planet e Rusisë për të pushtuar pjesë të rajonit lindor të Donetskut, ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Sipas tij, raketa e re ukrainase ‘Palianytsia’ ka goditur dhjetëra depo ushtarake ruse, ndërsa droni/raketa ‘Ruta’ ka sulmuar së fundmi një platformë të naftës në det në distancë mbi 250 kilometra (150 milje), të cilën Zelenskyy e quajti “një sukses të madh” për këtë armë të re.
Po ashtu, turma dronësh me rreze të gjatë veprimi ‘Liutyi’ dhe ‘Fire Point’, deri në 300 njësi në një operacion të vetëm, kanë goditur objekte energjetike ruse, ndërsa forcat ukrainase kanë përdorur edhe sistemet raketore ‘Neptune’ dhe ‘Flamingo’ kundër Rusisë, tha ai, raporton AP.
Zelenskyy shtoi se mungesat e karburantit në Rusi dhe rritja e importeve tregojnë se sulmet e Ukrainës po japin rezultat. Deklaratat e tij, dhënë të mërkurën në një konferencë për shtyp, ishin nën embargo deri të enjten.
“Gjërja kryesore është që (Rusia) tani po importon benzinë, kjo është një shenjë,” tha ai. Të dhënat e inteligjencës ukrainase tregojnë se Rusia ka rritur gjashtëfish importet nga Bjellorusia dhe ka hequr tarifat doganore, ndërsa po importon karburant edhe nga Kina.
“Sipas të dhënave tona, ata kanë humbur deri në 20% të furnizimit me benzinë, pikërisht pas sulmeve tona,” tha Zelenskyy.
Zyrtarët rusë nuk kanë bërë asnjë koment publik për mungesat e mundshme të gazit.
Sukseset me armët e projektuara dhe prodhuara nga Ukraina janë një zhvillim i mirëpritur për Kievin, pas më shumë se tre vjetësh lufte kundër pushtimit rus, ndërsa Moska po përdor ushtrinë dhe burimet e saj më të mëdha ekonomike për ta shtypur fqinjin e saj.
Ukraina ka marrë ndihmë ushtarake nga Perëndimi, por është përballur me kufizime të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë për sulmet e thella brenda territorit rus, nga frika e përshkallëzimit të luftës./rtk
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vodhën para në një lokal në ...
Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rr...
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat pë...
Gjenerali i lartë rus vritet në një shpërthim në Moskë
Tentim vrasje në Gjakovë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngja...
Rama ndan fotoalbumin e javës