Ambasada e Britanisë në Kosovë ka uruar ekipin e FSK-së për fitimin e medaljes së Argjendtë në garën prestigjioze Cambrian Patrol në Uells.
Në urim thuhet se është krenari mbështetja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në pjesëmarrjen në prestigjiozen Cambrian Patrol, një nga stërvitjet më të vështira ushtarake në botë.
Ambasada po ashtu ka deklaruar se mezi presin t’i shohin këta pjesëtarë të FSK-së që të rikthejnë përvojën e vlefshme dhe të vazhdojnë forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.
Tutje thuhet se kjo ngjarje ndërkombëtare sfidon pjesëmarrësit mbi qëndrueshmërinë, lidershipin dhe aftësitë taktike në kushte ekstreme.
“Pjesëmarrja e ekipit të FSK-së pasqyron profesionalizmin dhe angazhimin e tyre në rritje për përsosmëri, dhe jemi të kënaqur kur i shohim ata të përfaqësojnë Kosovën në një skenë kaq kërkuese globale”, përfundon urimi./Arbresh.info
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...
Të shtëna dhe kërcënime – si është shënjestruar Trump ...
A po pret Barcelona që Reali t’ua bëjë “Korridorin e nderit?...
Nesër afati i fundit për presidentin – si u përplasën të die...
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...