Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për fazën e parë të planit për paqe ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.
Përmes një deklarate zyrtare, ajo ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump, dhe ka përgëzuar përpjekjet diplomatike të shteteve aleate në arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Tani, von der Leyen thotë se duhet që palët t’u përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes, duke shtuar se BE-ja do të vazhdojë të shpërndajë ndihmën humanitare në Gaza dhe kur të vijë koha do të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e vendit.
Ky është deklarimi i plotë i saj:
Përshëndes njoftimin e një marrëveshjeje për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza, bazuar në propozimin e paraqitur nga presidenti i SHBA-së.
Përgëzoj përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë në arritjen e këtij përparimi. Jam gjithashtu e inkurajuar nga mbështetja e qeverisë së Izraelit dhe autoritetit palestinez.
Tani, të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes. Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurt. Duhet të vendoset një armëpushim i përhershëm. Vuajtjet duhet të marrin fund.
BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare në Gaza. Dhe kur të vijë koha, ne do të jemi gati të ndihmojmë me rimëkëmbjen dhe rindërtimin.
Mundësia e sotme duhet të shfrytëzohet.
Është mundësia për të krijuar një rrugë të besueshme politike drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme. Një rrugë e ankoruar fort në zgjidhjen me dy shtete.
Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit n...
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën