Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën fillestare të një “plani paqeje”, duke ndërprerë armiqësitë në territorin e Gazas.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se pengjet e mbajtura në Gaza ka të ngjarë të lirohen të hënën, si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.
“Pengjet do të lirohen, ndoshta koha jonë do të jetë e hëna… Tani për tani, po ndodhin shumë gjëra me lirimin e pengjeve dhe ne besojmë se të gjithë do të kthehen të hënën, dhe kjo do të përfshijë edhe trupat e të vdekurve”, është shprehur ai.
Presidenti Trump iu referua gjithashtu rindërtimit të Gazës: “Ne do të marrim pjesë në ndihmën e tyre për të pasur sukses dhe për të ruajtur paqen.”
Deklarata vjen disa orë pasi Trump njoftoi zyrtarisht marrëveshjen midis dy palëve, e cila përfshin shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve dhe tërheqjen graduale të trupave izraelite nga Rripi i Gazës.
Ushtria izraelite njoftoi se Shefi i Forcave të Armatosura, Gjenerali Eyal Zamir, urdhëroi forcat të jenë në gatishmëri të lartë operative për kthimin e pengjeve, pas marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.
Kabineti i sigurisë i Izraelit do të mblidhet këtë të enjte për të miratuar lirimin e të burgosurve palestinezë dhe, pavarësisht kundërshtimit nga anëtarët e ekstremit të djathtë të qeverisë së koalicionit në pushtet, nuk ka gjasa ta refuzojë atë, shkruan The Gurdian.
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vodhën para në një lokal në ...
Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rr...
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat pë...
Gjenerali i lartë rus vritet në një shpërthim në Moskë
Tentim vrasje në Gjakovë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngja...
Rama ndan fotoalbumin e javës