Një incident fizik ka ndodhur pasditen e sotme ku janë përfshirë nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, dhe përfaqësuesi i PDK-së në Komisionin Komunal Zgjedhor (KKZ), Berat Hadri.
Indeksonline ka kontatuar nënkryetarin e Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj për të mësuar më shumë reth rastit.
Fetahaj ka thënë se përplasje midis tij dhe Hadrit ka qenë e momentit.
”Ka qenë e momentit, nuk ke diçka tragjike, ishte një kacafytje e vogël” ka thënë fillmisht Fetahaj për Indeksonline.
Ai më tutje u shpreh se nuk e din as arsyen se përse ka ndodhur ky rast.
”Nuk e di as arsyen pse ka ndodhur, unë kam qenë ulur, ai ka ardhur tek tavolina”.
Po ashtu u raportua se Fetahaj ka marrë trajtim mjekësor por kjo është mohuar nga ana e tij.
”Dëgjova që është në Spital, kjo ke pak trishtuese sepse mi ka trishtu edhe njerëzit e afërm që jetojnë jashta Kosovës, nuk kam pësuar lëndime” ka shtuar më tutje ai për Indeksonline.
Fetahaj ka konfirmuar po ashtu se tashmë rasti është lajmëruar edhe në organet e rendit.
I pyetur nga redaksia se a lidhet kjo me fushatën zgjedhore dhe zgjedhjet që do të mbahet të dielën e 12 tetorit, Fetahaj u shpreh se kjo ndodhir katër ditë para zgjedhjeve e ndoshta edhe mund të ketë lidhje me këtë.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...