Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e thellë për sulmin fizik të ndodhur ndaj infermierit të Urgjencës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Gzim Musliu me datë 06.10.2025 në ora 19:30 në vendin e punës nga një pacient.
Në reagimin e FSSHK-së thuhet se dhuna fizike në vendin e punës është e papranueshëm dhe cenon jo vetëm integritetin fizik dhe moral të profesionistëve tanë, por edhe dinjitetin dhe sigurinë në institucionet publike shëndetësore, përcjell Arbresh.info
FSSHK dënon me forcë çdo formë dhune në ambientet e punës dhe u bën thirrje institucioneve kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe autoritetet komunale, që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për zbardhjen e plotë të rastit dhe për mbrojtjen ligjore të viktimës.
“I bëjmë thirrje të gjitha strukturave menaxheriale në institucionet shëndetësore që të sigurojnë kushte të sigurta pune për të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe të veprojnë pa vonesë ndaj çdo akti dhune apo sjelljeje të papërshtatshme në vendin e punës. Shëndetësia nuk mund të funksionojë mbi bazën e frikës dhe pasigurisë. Punëtorët tanë meritojnë respekt dhe mbrojtje të plotë institucionale”, thuhet në njoftim.
“Reagimi i Federatës vjen pas njoftimit nga Kryetari i shoqatës sindikale të Mitrovicës Z.Agim Musa, i cili thekson nevojën e domosdoshme për masa urgjente mbrojtëse për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe për të garantuar siguri në vendin e punës për secilin punonjës shëndetësor. FSSHK do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë rast dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e anëtarëve të saj”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...