Është vendosur sot gurthemeli për ndërtimin e çerdhes së re në lagjen Dardania në Ferizaj.
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ky objekt në vlerë 888,064.89 euro është investim i MAShTI dhe ka hapësirë 887 m², me kapacitet për 80 fëmijë.
“Shuma totale e investimeve të MAShTI në Komunën e Ferizajt që nga viti 2021 e deri më sot kap vlerën 13,089,150.76 euro. Krijimi i kushteve të përshtatshme, të sigurta dhe të dashura për më të vegjlit tanë është prioritet i ynë si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Andaj, kjo çerdhe është vendi ku fëmijët tanë do të rriten me dije, siguri dhe dashuri, si fillimi më i mirë për të ardhmen e tyre”, ka shkruar Nagavci në Facebook./Arbresh.info
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...