Kim Kardashian po jeton e rrethuar nga siguri maksimale pasi një person shumë i afërt me të ka tentuar ta vrasë.
Lajmi u bë publik në trailer-in e sezonit të shtatë të “The Kardashians”, ku vetë Kim rrëfen se mori një telefonatë nga hetuesit e saj privatë, të cilët e njoftuan për këtë.
Në pamjet e publikuara, ajo shfaqet e tronditur ndërsa motrat Kendall dhe Kylie Jenner reagojnë të habitura, teksa dëgjohen sirena policie, duke treguar seriozitetin e situatës.
Pas ngjarjes, sipas “Radar”, Kim ka forcuar ndjeshëm masat e mbrojtjes – ajo ruhet 24 orë në ditë nga roje të armatosura që ndodhen në shtëpi, në makinat e saj dhe pranë shkollës së fëmijëve.
Burime të afërta kanë treguar se biznesmenja ka rritur sigurinë edhe në zyrat e SKIMS dhe SKKN, duke kontrolluar çdo person që hyn, madje edhe shpërndarësit e porosive, duke jetuar si nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret.
Për Kimin, prioritet mbeten katër fëmijët e saj – North, Saint, Chicago dhe Psalm – që i ka me Kanye West, i cili gjithashtu është shprehur i shqetësuar për sigurinë e tyre.
Kjo ngjarje e ka goditur rëndë emocionalisht, pasi kërcënimi erdhi nga dikush që ajo e konsideronte të afërt, duke e bërë të dyshojë tek njerëzit përreth.
Edhe motrat e saj shfaqen të frikësuara në trailer, me Kendall që pranon se “të gjithë janë në tension”, ndërsa Kylie tregon se ka dëgjuar hapa në dhomën e saj.
Megjithë frikën dhe pasigurinë, Kim ka vendosur të mos dorëzohet, duke marrë masa ekstreme për të mbrojtur veten dhe familjen e saj nga çdo rrezik. /Telegrafi/
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...