Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur tubim elektoral në Shtime, së bashku me kryetarin aktual dhe kandidatin e VV-së edhe për një mandat, Dr. Qemajl Aliu.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti lavdëroi punën e Aliut ku theksoi se për një mandat ka ndërtuar pesë çerdhe, transmeton Arbresh.info.
“Ngado që po shkojmë nëpër Kosovë, përmendet dhe po e përmendim qeverisjen lokale shembull dhe model të Dr. Qemajl Aliut. Ai e ka gjetur Shtimen me vetëm një çerdhe në 2021. Me kryetarin Aliu, Shtimja po bëhet me gjashtë çerdhe. Për 17 vjet në krejt Kosovën, krejt qeveritë e mëhershme i kanë ndërtuar vetëm katër çerdhe. Ndërkaq, vetëm kryetari Aliu për katër vjet po i ndërton pesë çerdhe vetëm në Shtime”, ka shkruar kryeministri në detyrë.
Tutje, Kurti potencoi se Shtimes i nevojietet Aliu edhe për një mandat për siç thotë ai, ta quar përpara udhëheqjen me dije, integritet dhe kompetenc
“Në vetëm një mandat, Shtimja është bërë komuna e investimeve konkrete: është zhvilluar projekti madhor i shtratit të lumit “Shtimjanja” me vlerë shtatë milionë euro, ndërtuar unaza e qytetit, ndërlidhur fshatrat si Llanishti, Devetaku, Topilla, Duga dhe Karaçica, është ndërtuar Biblioteka dhe Arkivi i ri i qytetit, po ndërtohet objekti i ri i Entit Special, projekti më i madh investiv në komunë me vlerë 12 milionë euro, Qendra e Mjekësisë Familjare, objekti i ri i komunës, Tregu i Gjelbër dhe Stadiumi i Qytetit e Memoriali i Masakrës së Reçakut si nderim për historinë dhe sakrificën e martirëve dhe dëshmorëve tanë”, tha Kurti.
“Me krejt këto punë të kryera, Shtimes i nevojitet dhe i duhet me patjetër mandati i dytë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qemajl Aliut si kryetar, për ta çuar përpara udhëheqjen me dije, integritet dhe kompetencë, ndërsa puna bëhet vlerë e përditshme, zotimet kthehen në projekte e rezultatet janë të dukshme kudo në qytet”, tha Kurti./Arbresh.info
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...