Besnik Osmani, kandidat i LDK’së për Fushë Kosovë thotë se në Fushë Kosovë numri i çerdheve është simbolikë, andaj ka nevojë për më shumë çerdhe të reja.
“Numri i çerdheve në Fushë Kosovë është simbolikë, nuk mund ta argumentosh ndryshe përveç se kemi nevojë për më shumë çerdhe të reja. Kjo është sa i përket përgjegjësive të mija”, tha Osmani.
Ai përmendi që për shkak të rritjes jonatyrore të shtimit të popullsisë në këtë qytet, dhe mosregjistrimit të popullsisë në kohën e duhur, ka bërë që Fushë Kosovë të humb diku rreth 55 milionë euro buxhet.
Sipas tij, kjo ka bërë që kjo mungesë e buxhetit i ka lënë edhe gjurmët e veta në këtë qytet, duke lënë mungesa të theksuara në sektorë të ndryshëm.
“Është një komunë shumë dinamike, dhe në këtë zhvillim të hovshëm ka edhe mungesa të theksuara, që unë do t’i marrë përsipër si kandidat, dhe t’i shtyjë përtej në mandatin që vjen”, tha ai.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi