Atletico Madrid ka emëruar zyrtarisht Mateu Alemany si drejtorin e ri të futbollit për ekipin e meshkujve.
Në një deklaratë zyrtare, klubi madrilen njoftoi:
“Mateu Alemany i bashkohet Atletico Madrid si drejtori i ri i futbollit profesionist për meshkuj. Ai do të jetë pjesë e strukturës së drejtuar nga Carlos Bucero, drejtori i përgjithshëm i futbollit, dhe do të udhëheqë të gjitha çështjet që lidhen me ekipin e parë të meshkujve, Atletico Madrileno dhe aspektet profesionale të akademisë”.
Alemany e nisi detyrën e re menjëherë këtë mëngjes, duke vizituar ekipin e parë në qendrën stërvitore të Majadahondas së bashku me Carlos Bucero.
Të dy zhvilluan takime me trajnerin Diego Simeone dhe u prezantuan edhe para lojtarëve që po stërviten në Madrid.
Ish-drejtuesi i Barcelonës shërbeu si drejtor sportiv në “Camp Nou” për rreth dy vite, para se të largohej në vitin 2023, me Deco që mori postin e tij.
Gjatë periudhës në Barcelonë, Alemany ishte përgjegjës për disa prej afrimeve më të rëndësishme të klubit, përfshirë Jules Kounde, Robert Lewandowski, Raphinha dhe Ferran Torres, të gjithë tashmë pjesë kyçe e skuadrës së Hansi Flick.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...