Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shumës prej 100 euro për studentë.
Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj, shkruan se qeveria e Kurtit ende po mendon që mund ta blejë popullin me nga 100 euro.
“Dy studenta sot te kafet e vogla porositen vodka redbull. Njani tha nuk i ha foret me votu Vuvuzelen më edhe nese na i jep ka 10000 Euro, a keto 100 Euro po i shpenzoj vodka dhe ne redbull, se me i shpenzu ne shpi frikohem. Albini ende mendon se populli eshte ne shitje dhe me 100 Euro e blen votën”, shkruan Miftaraj.
Po ashtu, ai shkruan se studenti nuk është në shitje, duke e akuzuar Kurtin për shpenzim të parasë publike për interesa politike.
“Albin nese e blen Avnine dhe krejt familjen e tij me nje pozite te zevendes ministrit, ate aktivistin me gomar me 20 mije Euro, ose ate keshilltarin me nje page 1400 Euro, studenti nuk eshte ne shitje dhe nuk shitet o trim i shpenzimit te parase publike per interesa partiake dhe Dejonake”, shkruan ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...