Në mbledhjen e 270-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila po mbahet sot në Prishtinë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se do të vazhdohet me mbështetjen financiare për studentët, ashtu si në vitet e kaluara.
“Do t’u japim 100 euro studentëve duke filluar nga fillimi i vitit të ri akademik, sikurse edhe më herët, për ata të cilët i përmbushin kriteret e kërkuara. Për formën e aplikimit dhe detajet e tjera do t’ju njoftojmë më vonë,” tha Murati gjatë mbledhjes, shkruan Arbresh.info.
Ky vendim është pjesë e masave të mbështetjes ekonomike për të rinjtë dhe arsimin, ndërsa detajet për aplikim pritet të publikohen nga Ministria e Financave në ditët në vijim.
Ndërkohë ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se për këtë masë janë ndarë 26 milionë euro.
Tutje, Kurti tha se ata dhe familjet ta kenë më të lehtë fillimin e vitit të ri akademik.
“Përderisa formimi i institucioneve të reja ende mbahet pezull, ekonomia vazhdon të rritet duke shënuar rritje prej 4.58% të BrutoProduktit Vendor, bashkë me ekonominë rriten të hyrat buxhetore, që kanë shënuar rritje prej 10%. Si qeveri që ka për bazë interesin e qytetarëve, e kemi dëshmuar se rritjen ekonomike e ndajmë me qytetarët, sepse kur rritja ndahet, ajo shumohet. Në kuadër të kësaj ndarje të rritjes ekonomike, me rastin e fillimit të vitit akademik, do të ndajmë nga 100 euro për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet ta kenë më të lehtë fillimin e vitit të ri akademik”, tha Kurti./Arbresh.info
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...