Tekniku austriak, Oliver Glasner, ëndërron që një ditë ta drejtojë gjigantin gjerman, Bayern Munich.
Këtë e bëri të ditur të hënën gazetari anglez, Alan Nixon. Sipas tij Bayerni është klubi i ëndrrave të Glasnerit.
Aktualisht 51-vjeçari Glasner është trajner i klubit nga Premier League, Crystal Palace. Trajner i Palacet është emëruar nga viti i kaluar. Deri më tani, Palacen e ka drejtuar në 73 ndeshje ku ka shënuar 36 fitore, 21 barazime dhe 16 humbje.
Me Palacen edicionin e kaluar shkroi histori duke e fituar Kupën FA. Për Palacen ky ishte trofeu i parë madhor në historinë 119-vjeçare.
Palace edhe në muajin gusht e fitoi trofeun “Community Shield” duke e mposhtur në finale Liverpoolin.
Kontrata e Glasnerit me Palacen përfundon në fund të këtij edicioni.
Ndërkohë trajner aktual te Bayerni është belgu Vincent Kompany.
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...