Kanë nisur pasditen e sotme bisedimet indirekte mes Izraelit dhe Hamasit mbi planin e paqes të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, që synon t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar egjiptian.
Delegacioni izraelit drejtohet nga Ron Dermer, ndërsa pala e Hamasit përfaqësohet nga Khalil al Hayyah.
Sipas deklaratave të Hamasit, negociatat do të përqendrohen fillimisht në fazën e parë të armëpushimit, e cila përfshin një tërheqje të pjesshme të forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi, në këmbim të të burgosurve palestinezë që ndodhen në burgjet izraelite. / abcnews.al/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar