Është publikuar momenti kur forca të shumta policie vrapojnë dhe prangosin autorin e dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor.
Autori i dyshuar i ngjarjes, Elvis Shkëmbi qëlloi me armë drejt gjyqtarit Kalaja dhe dy personave të tjerë, Rakip dhe Ervis Kurtaj, 65 dhe 45 vjeç.
“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).”, njoftoi policia.
Babë e bir kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Si ndodhi ngjarja
Ka qenë duke zhvilluar seanca gjyqësore që ka nisur rreth orës 14:00.
Gjyqtari ka dhënë vendim në favor të të plagosurve.
Pas përfundimit të vendimit gjyqtari ka dalë në koridor ku është qëlluar nga autori.
Ky i fundit menjëherë armën ia ka dhënë rojës së sigurisë së gjykatës.
Pas kësaj ai ka dalë te dera e gjykatës ku i ka thënë patrullës s policisë që unë jam autori.
Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...