Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë ku ka mbetur i plagosur gjyqtari, Astit Kalaja.
Kalaja mësohet se është me origjinë nga Shkodra. Në kuadër te procesit te Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019. Ai është diplomuar në fakultetin e drejtësisë me titullin ‘jurist’.
Pas mbarimit të studimeve ai është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtron detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër. Në vitin 2011 ai ka përfunduar një master në Universitetin e Tiranës dhe ka shërbyer gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor./Euronews/
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...