Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu dje në mbrëmje mbështetje për ndalimin e telefonave celularë në shkollat fillore. Në një intervistë për transmetuesin publik ARD, Merz tha se ishte dakord me idenë e kufizimit te telefonave celularë ne shkolla.
Megjithatë, kancelari shtoi se kufizimi i aksesit në mediat sociale deri në moshën 16 vjeç do të ishte shumë më i vështirë për t’u zbatuar.
Ai tha se kishte simpati të madhe për vendet që kishin futur tashmë rregulla të tilla.
“Fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të ushtrohen në matematikë – jo të luajnë me telefonat e tyre celularë”, tha Merz.
Një sondazh i kohëve të fundit nga “Instituti ifo” i Gjermanisë zbuloi se 85% e të rriturve gjermanë janë në favor të kufizimit të aksesit në mediat sociale për nxënësit 16 vjeç e lart.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...