Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku dje ka vizituar Qendrën Historike të Prishtinës.
Atje nga afër pa tregun, shkollën e parë shqipe dhe zejtarët e artarët që ruajnë historinë dhe mjeshtërinë e brezave, shkruan Arbresh.info.
“Kjo zonë është zemra e kulturës artizanale të qytetit tonë dhe një potencial i jashtëzakonshëm turistik, i pazhvilluar sa dhe siç e meriton.
Me platformën “Prishtina 2035” kemi plane të mëdha për Qendrën Historike të qytetit:
🏛️ Restaurimin e shtëpive historike,
🌳 Gjallërimin e hapësirave publike,
🎨 Ringjalljen e artizanatit dhe kulturës lokale,
☕ Dhe krijimin e një zone atraktive, plot jetë, ku historia, arti dhe turizmi bashkohen.”, tha au,
“Ne duam që çdo turist që vjen në Kosovë të mos largohet pa e vizituar këtë zonë të Prishtinës. Bashkë, për një Prishtinë që e kthen trashëgiminë në destinacion krenarie dhe zhvillimi!”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër