
Screenshot
Sevilla ka arritur një fitore të madhe sonte ndaj Barcelonës me rezultat 4-1, në kuadër të xhiros së tetë në La Liga.
Skuadra vendase e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 13-të me anë të Alejandro Sanchez, i cili shënoi nga penalltia. Epërsia u dyfishua në minutën e 36-të, kur Isaac Romero realizoi pas një asistimi të Vargasit.
Barça reagoi para përfundimit të pjesës së parë, duke ngushtuar shifrat në 2-1 falë Marcus Rashford, që shënoi pas një aksioni të bukur me Pedrin.
Në pjesën e dytë, katalanasit kërkuan barazimin, por nuk arritën të shfrytëzonin rastet.
Robert Lewandowski humbi një penallti në minutën e 76-të, duke humbur mundësinë për të kthyer ndeshjen.
Në minutën e 90-të, Carmona vulosi fitoren e Sevillës me golin e tretë, duke e çuar rezultatin në 3-1.
Teksa fitoren e vulosi Adams në minutën gjashtë shtesë për 4-1.
Pas kësaj disfate, Barça humb kreun dhe tashmë është e dyta me 19 pikë, teksa Sevilla ngritet në pozitën e katërt me 13 sosh.
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit