Kanë hyrë zyrtarisht në fuqi tarifat që do të zbatohen për përdorimin e Tunelit të Llogorasë, duke finalizuar kështu procesin për fillimin e pagesave nga përdoruesit e rrugës.
Vendimi është formalizuar përmes një Udhëzimi të Përbashkët të nënshkruar nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj.
Udhëzimi, i cili ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, detajon tarifat e ndara në pesë kategori të ndryshme automjetesh, me çmime që variojnë nga 100 lekë deri në 5,000 lekë. Të gjitha tarifat e përcaktuara përfshijnë edhe TVSH-në.
Skema e detajuar e pagesave për Tunelin e Llogorasë
Skema e pagesës është e diferencuar sipas llojit dhe madhësisë së automjetit:
100 Lekë: Për motoçikleta dhe mjete të ngjashme me dy rrota.
250 Lekë: Për makinat e pasagjerëve dhe automjetet e lehta të shpërndarjes (dy boshte, lartësi deri në 1.30 metra).
500 Lekë: Për makinat e pasagjerëve me rimorkio ose karavan (më shumë se dy boshte, lartësi deri në 1.30 metra).
1,000 Lekë: Për furgonë, minibusë dhe automjete të mesme (dy ose më shumë boshte, lartësi mbi 1.30 metra).
5,000 Lekë: Për automjetet e rënda me tre ose më shumë boshte, si autobusë dhe kamionë me shumë rimorkio (lartësi mbi 1.30 metra).
Tarifat me parapagim (abonim) për përdoruesit e rregullt do të përcaktohen gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi./RTSH

Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama