Personat që nuk flenë mirë kanë më shumë gjasa të kenë tru më të plakur. Kështu rezultojnë studimet imazherike të trurit nga Karolinska Institutet. Shtimi i inflamacionit në trup mund të shpjegojë pjesërisht lidhjen.
Gjumi jo cilësor lidhet me demencën, por është e paqartë nëse ndikon në zhvillimin e saj apo është simptomë e hershme e sëmundjes. Në studimin e ri, shkencëtarët kanë hulumtuar lidhjen midis karakteristikave të gjumit dhe sa i plakur duket truri në krahasim me moshën kronologjike.
Në studim u përfshirë 27.500 persona të moshës së mesme dhe të tretë që iu nënshtruan rezonancës magnetike të trurit. Përmes teknologjisë, ata vlerësuan moshën biologjike të trurit duke u bazuar te mijëra fenotipe rezonancash.
Cilësia e gjumit u përcaktua në pesë faktorë: kronotipi (zgjohet herët në mëngjes apo fle vonë), kohëzgjatja e gjumit, çrregullime të gjumit, gërhitja dhe përgjumja gjatë ditës. Më pas u ndanë në tre grupe: i shëndetshëm (≥4 pikë), mesatar (2-3 pikë) dhe i dobët (≤1 pikë).
“Hendeku midis moshës së trurit dhe moshës kronologjike zgjerohet me gjashtë muaj për çdo 1 pikë rënie në përgjithësi”, tha Abigail Dove. “Personat që bëjnë gjumë të keq kanë tru që mesatarisht është një vit më i plakur sesa mosha e tyre.”
Për të kuptuar sesi gjumi jo cilësor prek trurin, ata ekzaminuan nivelin e inflamacionit në trup. Ai mund të shpjegojë rreth 10% të lidhjes mes gjumit të keq dhe moshimit të trurit.
“Zbulimet tona rezultojnë në prova që gjumi jo cilësor mund të përshpejtojë plakjen e trurit dhe inflamacioni mund të jetë një prej mekanizmave. Meqenëse gjumi është i ndryshueshëm, është e mundur që të parandalohet moshimi i përshpjetuar i trurit dhe degradimi konjitiv përmes gjumit të mirë.”
Mekanizma të tjerë që shpjegojnë lidhjen janë ndikimet negative në sistemin e pastrimit të trurit që është më aktiv gjatë natës apo sesi gjumi i keq ndikon në shëndetin kardiovaskular dhe si rrjedhojë, në tru.
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media