Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh i habitur se si askush nga “ekzekutivi nuk ia dha dorën Kurtit”, gjatë vizitës së tij në SHBA. Haradinaj duke komentuar tutje këtë vizitë, tha “imagjinoni me hy kryeministri në shtet dhe asnjë zyrtar mos me ta qitë me ja dhanë dorën”.
Prandaj, sipas Haradinajt, kjo situatë përçon mesazhe “poshtërimi e refuzimi”.
“Mungesa e një takimi qoftë edhe për foto, që çohet në këmbë me ja jap dorën dikujna nga ekzekutivi, kjo është shumë konkrete. Në të gjitha ato hapësira ku ka qëllu, ka pas njerëz të ekzekutivit por mungesa e të paktën një shtrëngimi të dorës nënkupton diçka”, tha Haradinaj në T7.
“Nuk e ki një situatë që ky (kryeministri në detyrë), që ia jep dorën dikujna të Qeverisë (amerikane)”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinaj, kjo është “më keq se gjithçka tjetër, mos me ta jep dorën kerkush”.
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare