Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Supremja thotë se LDK-ja, si parashtruese e kësaj ankese, me pretendimet ankimore, nuk ka arritur që të vë në dyshim vendimin e ankimuar të PZAP-së, i cili, bazuar në aktgjykim është i drejtë dhe i ligjshëm, andaj, kjo Gjykatë, ankesën e paraqitur nga Subjekti Politik Lidhja Demokratike e Kosovës, kundër vendimit të kontestuar, e refuzoi si të pathemeltë.
Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa e kishte gjobitur me 5 mijë e 100 euro, kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pasi gjyqtarët e këtij paneli vendosën ta shpallin të pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të parashtruar kundër LDK-së për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre e Kandidatët, gjatë fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.
Në ankesën e deponuar në PZAP nga Vetëvendosja, thuhet se Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal më 24 shtator, ku pikë e rendit të ditës ishte votimi i Projektbuxhetit për vitin 2026 ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit Komunal për të bërë fushatë për vete dhe për subjektin që përfaqëson.
“Ftoj qytetarët e kryeqytetit të reflektojnë, që me 12 tetor të ua tregojmë vendimin secilit asamblist që e ka bllokuar dhe vazhdon ta bllokoj këtë proces demokratik të zhvillimit dhe transformimit të kryeqytetit me votën e tyre, prandaj me 12 tetor urojmë ta kemi një shumicë me të cilën do ta vazhdojmë transformimin e qytetit ashtu siç kemi bërë këto 4 vite. Ju uroj ditë të mirë sot dhe fitore me 12 tetor”, është deklarata e Ramës, mbi të cilën është ankuar Vetëvendosje, e që sipas tyre, ai ka shfrytëzuar resurset shtetërore të nivelit lokal për qëllimin e fitimit të votave.
PZAP-ja, ka konstatuar se Rama, me këto veprime ka shkelur dispozitën e nenit 36 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, pasi ka shfrytëzuar hapësirat e brendshme të komunës së Prishtinës, respektivisht foltoren e Kuvendit Komunal me qëllim të përfitimit të votave.
Prandaj, Gjykata Supreme thotë se, duke u nisur nga kjo gjendje e çështjes, i pranon si të themelta konstatimet faktike dhe qëndrimin juridik të PZAP-së./rtk
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...