Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj shpifjeve dhe tentativave për shantazh, duke thënë se ato nuk do të ndalojnë zhvillimin e Drenasit.
Ai ka theksuar se reshjet e shiut dhe borës në fillim të tetorit nuk e shqetësojnë, pasi është i përgatitur dhe i angazhuar për të zbatuar agjendën ditore.
Lladrovci ka shtuar se gjatë mandatit të tij ka pasur shpifje të ndryshme, përfshirë akuzat e rreme që ai ishte “dëshmitar i Hagës”, dhe se tani disa po përpiqen të shpikin një koalicion të përçarjes në Drenicë. “Ata po shpikin, por nuk po u beson askush,” tha ai.
Kryetari i Drenasit ka shprehur besimin se tentativat për shantazh dhe manipulim, si përdorimi i incizimeve të montuara, do të dështojnë.
Postimi i plotë;
Shiu e bora në fillim të tetorit nuk na befason. Unë, në pritje të qytetarëve dhe zbatim të agjendës ditore.
Po mendoj çfarë mund të nxjerrin nga laboratorët e shpifjeve keqbërësit me bedelë për qeverisjen gjatë mandatit tim. Kur nuk ju piu ujë para katër vitesh shpifja sikur jam “dëshmitar i Hagës”, e shpikën njëfarë koalicioni të përçarjes për Drenicën, megjithëse nuk po ju pi ujë, ata kot po e trumbetojnë.
Nuk ju piu ujë shantazhi me audio incizim të prerë e të montuara, çfarë ju ka mbetur tjetër. Megjithatë, prej tyre gjithçka pritet. Përpjekja për shantazhe të reja nga humbësit e betejës zgjedhore në Drenas tashmë mund të shtohen, por, edhe përkrahja e qytetarëve në çdo tubim zgjedhor po shtohet gjithnjë e më shumë me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.
I qetë, pres të ketë tendenca për manipulim të elektoratit me audio incizime apo incizime tjera, me zë apo me foto, të montuara e të shpifura sipas traditës që kanë disa nga kundërshtarët e mi – përgjimin, spiunimin, shpifjen e dezinformatën, por ju garantoj se nuk do t’ia dalin.
Incizimet e nxjerra nga konteksti, të prera e me ndërhyrje, me qëllime e tendenca të ulëta, për ta ndalur fitoren me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, nuk do të kenë sukses. Ato vetëm sa do ta tregojnë fytyrën e vërtetë të mendësisë me të cilën jam në betejë, betejë që do ta fitoj bashkë me qytetarët.
Me poliedrin e 12 parimeve të qeverisjes së mirë të BE-së, me të cilin jemi shpërblyer, do të gjejnë zbatim edhe pas 12 Tetorit. Vazhdojmë edhe katër!/Arbresh.info
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...