Në zonat e të gjitha drejtorive policore në territorin e Serbisë, sot deri në orën 09:30, është raportuar se janë vendosur bomba në gjithsej 807 shkolla fillore dhe të mesme.
Janë angazhuar zyrtarët policorë të drejtorive kompetente policore dhe të Drejtorisë së Policisë për qytetin e Beogradit, Drejtorisë për Policinë Kriminalistike, si dhe të Drejtorisë për Teknikë. Për gjithçka është njoftuar prokuroria kompetente, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Serbisë në një komunikatë.
Ministria shton se zyrtarët policorë po veprojnë sipas Udhëzimit për mënyrën e veprimit në rast të marrjes së informatës apo alarmit për mjet shpërthyes të vendosur.
Ata kanë bërë të ditur se zyrtarët policorë të Shërbimit për luftën kundër krimit të teknologjisë së lartë pranë Drejtorisë për Teknikë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do të përdorin të gjitha mekanizmat që i kanë në dispozicion të bashkëpunimit ndërkombëtar me qëllim identifikimin e dërguesit të këtyre kërcënimeve.
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...