Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar detaje për tramin elektrik.
Ai ka thënë se ai është i gjatë 32 metra, e ka kapacitet mbi 300 udhëtarë.
Rama tha në RTV Dukagjini se tramvajët me vija poshtë, janë të shekullit të kaluar.
“Nuk është tramvaj, është tram. Tramvajat me linja nalt, e vija poshtë, janë të shekullit të kaluar, ne sot flasim për tram elektrik, është autobus më i gjatë. Kemi autobusë 9m, 12m dhe 18m. Trami elektrik është si autobus, po thirret tram se është 32 metra. Këtij nuk i duhet infrastrukturë shtesë, aty punon. Gjëja pozitive është se e ka kapacitetin për 300 udhëtarë, në pikat tona ku na duhet, aty po e fusim. Prej Fushë Kosovës deri te Bregu i Diellit. 2026 ne do ta kemi tramin elektrik”, tha Rama.
Spanja konfirmon një rast të ri me hantavirus
”Sot në Mitrovicë e Ferizaj”, Pacolli njofton vazhdimin e ak...
Dembélé qetëson tifozët: Po, më 30 maj do të jem në fushë
“Familja e tij ishin mbështetës të Rugovës”, Haradinaj preza...
Talenti i ri, Pitarch pritet të jetë pjesë e rëndësishme e R...
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...