Drita është gati për ndeshjen historike ndaj KuPS në udhëtim, në kuadër të sfidës së parë në Ligën e Konferencës.
Ndeshja luhet nesër me fillim nga ora 18:45, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes trajneri Zekirija Ramadani, ka dal në konferencë për media së bashku me futbollistin Almir Ajzeraj.
Ramadani theksoi se synim kryesor është rezultati pozitiv.
“Për të arritur rezultat duhet të bësh futboll të mirë. E dimë se çfarë kemi bërë për të arritur deri këtu. Nuk është punë e lehtë, është e vështirë dhe një motiv shtesë për ne, pasi jemi për herë të parë në këtë fazë po ashtu edhe kundërshtari. E di që kjo është një arritje historike për skuadrën tonë, por e di se mundemi, duhet dhe e kemi obligim moral e profesional që mos të jemi të kënaqur, por të kërkojmë suksese tjera. Hapi i parë për të arritur suksese tjera është që ta nisim me fitore. Do të jetë ndeshje e vështirë, kemi përballë një kundërshtar të mirë, por ky është motivi jonë kryesor”, ka thënë Ramadani të mërkurën në konferencë për media.
Ai e ka cilësuar të vështirë përballjen në Tampere të Finlandës. Por ai pret fitore nga lojtarët e tij.
“Do të jetë ndeshje e vështirë, pasi të dy ekipet jemi debutues dhe të dy ekipet e duam fitoren. Duhet të jemi të kujdesshëm, të mbrohemi mirë dhe të sulmojmë me më pak lojtarë, pasi e rëndësishme është të mos pranojmë gol. Në Superligë kemi pranuar gola dhe kjo na ka shqetësuar. Sot futbolli nuk është sport që fiton gjithmonë më i miri, është edhe fati në pyetje. Kemi respekt për çdo kundërshtar derisa fillon ndeshja, pastaj kur fillon, nuk kemi aspak respekt, duam ta mposhtim, shkelim dhe fitojmë. Posedimi i topit duhet të jetë arma jonë”, është shprehur ndër të tjera Ramadani.
Drita në Ligën e Konferencës do të përballet edhe me Shelbournen, Shkëndijën, AZ Alkmaarin dhe Rayo Vallecanon./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...