Komuna e Lipjanit ka dhënë sqarim mbi kontratën për ndërtimin e qendrës Multifunksionale në këtë qytet.
Komuna thotë se njoftimi është publikuar në platformën e-prokurimi dhe i gjithë procesi i vlerësimit është bazuar në dispozita ligjore përkatësisht sipas Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, dhe Rregullores, nr.001/2022 për prokurim publik.
“Grup i Operatorëve Ekonomik HARST Group SH.P.K.; CONSTRUMAX SH.P.K. Suharekë- Kosovës është i shpërblyer me kontratë”, thonë nga komuna e Lipjanit ku shtojnë se kishte ofertën me çminin më të lirë.
Tutje sqarohet se aktivitetet e tjera lidhur me kontratën në fjalë dhe projektin janë pezulluar në momentin kur një prej operatorëve ekonomik ka paraqitur ankesë.
“Në rastin kur AK Komuna e Lipjanit është njoftuar me ankesën e paraqitur pranë OSHP-së, AK ka pezulluar procedurën në fjalë deri në nxjerrjen e vendimit nga Paneli Shqyrtues nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Proceduralisht dhe ligjërisht në raste të tilla Autoritetet Kontraktuese kanë obligim të pezullojnë aktivitetin e tyre të prokurimit, deri sa te nxirret Raporti Ekspertit Shqyrtues dhe Vendimit nga Paneli Shqyrtues i OSHP-së, ndërsa vendimet e OSHP-së janë obligative për Autoritetet Kontraktuese”, sqaron komuna e Lipjanit, derisa bën të ditur se kontrata është lidhur me operatorin fillestar në momentin kur ka nxjerrë vendim OSHP-ja.
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetë...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...