Muaji i tetor është globalisht njohur si “Breast Cancer Awareness Month” (Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit), i njohur ndryshe si “Pink October” (Muaji Rozë).
Ky muaj synon të mobilizojë komunitetet, organizatat shëndetësore dhe individët për të përhapur informacionin për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe mbështetjen për të prekurit nga kanceri i gjirit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) përfshin këtë muaj në iniciativën e saj “Global Breast Cancer Initiative,” me objektiva për uljen e mortalitetit nga ky lloj kanceri përmes promovimit të zbulimit në kohë, diagnostikimit efikas dhe trajtimeve cilësore.
Kanceri i gjirit është më i diagnostikuari mes grave në mbarë botën — rreth 2.3 milionë raste të reja çdo vit. Në rajonin evropian, në vitin 2020: 576,337 gra u diagnostikuan dhe 157,111 humbën jetën nga ky sëmundje.
Në vendet me të ardhura më të ulëta dhe mesatare, normat e mbijetesës pas 5 vjetësh janë ndjeshëm më të ulëta sesa në vendet me të ardhura të larta.
Vetëm 5–10 % e rasteve janë të lidhura me faktorë gjenetikë; shumica janë të lidhura me faktorë që mund të modifikohen si obeziteti, përdorimi i alkolit, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi hormonale postmenopauzë, etj.
Pse është kaq i rëndësishëm zbulimi i hershëm?
Zbulimi në faza të hershme rrit dukshëm gjasat për trajtim të suksesshëm dhe shërim. Në mjaft vende, gratë që kanë akses në programe të organizuara për skrining – si mamografitë periodike – kanë rezultate shumë më të mira.
Për më tepër, mungesa e ndërgjegjësimit, stigmës sociale dhe barrierave në shërbimet mjekësore bëjnë që në shumë raste diagnoza të vijë vonë, kur tumori është zhvilluar shumë.
Një studim i ri i bërë në Suedi zbulon se gratë që nuk i nënshtrohen skriningut të parë kanë 40 % rrezik më të lartë për vdekje nga kanceri i gjirit, krahasuar me ata që bëjnë skriningun e parë në kohë.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...