Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për eksperiencën e saj kur kishte kuptuar se ishte prekur nga kanceri në gji.
Në Klan Kosova, ajo ka treguar se e kishte marrë me qetësi dhe se e kishte zbuluar kancerin e gjirit në një fazë të hershme.
“Vitin e kaluar, në një vizitë të rregullt te radiologia, pikërisht në muajin tetor, muaji kur kam lindur, u identifikua një masë, e cila, siç e përshkroi radiologia Shkëndije Nuza, nuk ishte e formës së zakonshme. Ajo, me përvojën e saj, tha se, sipas asaj që po shihte, duhej të bëja biopsi menjëherë, po atë ditë.”
“Kam qenë në mesin e një situate apo drame tjetër në politikë, dhe nuk më bëri shumë përshtypje. Disi, gjithmonë e kam lënë veten në rend të dytë në raport me ndjesinë dhe përgjegjësinë që duhet ta kesh për shëndetin, që është vetëm i yti. Ka qenë ai moment kur kam menduar: ‘Po, po, vetëm sa me kry punë’, dhe pa lëvizur fare nga dhoma ku bëra ultrazërin, e përfundova edhe procedurën e biopsisë. Në atë moment nuk e kam marrë shumë rëndë. Përkundrazi, prej asaj dite kam qenë e bindur se mund të kem diçka të natyrës pak më të rëndë sesa vetëm ndonjë masë dhjamore.”
Në fund, Kusari-Lila u shpreh edhe për momentin kur mori vesh diagnozën: “Pas disa ditësh e mora rezultatin. Kam qenë në një panel kur mora analizën që tregonte se kam kancer. Hyra në panel, e përfundova atë dhe u solla me qetësi. E mira ishte se më thanë që ishte në një fazë shumë të hershme.”
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....