Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një apel publik këtë të mërkurë përmes rrjeteve sociale, duke nisur muajin tetor me mesazhin e ndërgjegjësimit për shëndetin e grave.
Në kuadër të fushatës së përvitshme “TetorRozë”, e cila synon parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, Rama u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të kujdesen për shëndetin e tyre duke kryer mamografinë falas në të gjitha poliklinikat dhe spitalet rajonale në vend.
“MIRËMËNGJES 💗 dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas… ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan Rama në postim.
Fushata “Tetor Rozë” zhvillohet çdo vit në mbarë botën për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kapjes së hershme të kësaj sëmundjeje, e cila shpëton mijëra jetë çdo vit.
Autoritetet shëndetësore në Shqipëri kanë garantuar akses të lehtë dhe pa pagesë për mamografi gjatë gjithë muajit tetor, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar kujdesin parandalues për gratë në të gjithë vendin/abcnews.al
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...