Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka folur për rrugëtimin e tij nga sporti në politikë dhe vendimin për të garuar në zgjedhjet e 12 tetorit.
Tahiri tha se ëndrra e tij e hershme ka qenë basketbolli, ku ka nisur karrierën me klubin “Trepça”, duke fituar kampionate me grupmoshat e reja, ndërsa më pas edhe Kupën dhe Superligën me kategorinë e seniorëve.
Ai ka qenë pjesë edhe e disa klubeve të tjera të Superligës, mes tyre në Prizren dhe Suharekë.
“Ambicia ime ka qenë gjithmonë që të jap një kontribut më të madh, në një fushë ku mund të jem më i rëndësishëm për qytetarët dhe vendin. Paralelisht kam investuar te vetja, jam përgatitur akademikisht dhe profesionalisht, dhe në një moment të përshtatshëm, bashkë me gjeneratën time, kemi nisur aktivitetin politik”, tha Tahiri në Rubikon.
Ai shtoi se që nga viti 2018 është angazhuar si kryetar i Rinisë Demokratike në Mitrovicë, duke theksuar se qëllimi ka qenë gjithmonë promovimi i vlerave dhe bashkimi i qytetarëve.
“Si i ri kam pasë ëndërr që të bëhem basketbollist dhe kam filluar karrierën në klubin e basketbollit Trepça. Me gjeneratën time të re kemi fituar shumë kampionate, ndërsa më pas, edhe me kategorinë e seniorëve, kemi fituar Kupën dhe Superligën. Kam qenë pjesë edhe e disa klubeve sportive në Superligën e Kosovës, në Prizren e Suharekë. Ambicia dhe dëshira ime kanë qenë gjithmonë që të jap një kontribut dhe të veproj në një fushë ku mund të jem më i rëndësishëm për qytetarët dhe vendin”, tha Tahiri
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...
Arrestohet në Prizren i dyshuari për falsifikim dokumentesh ...