Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë me rezultat 1-5 në udhëtim tek Pafosi, në sfidën e vlefshme për rrethin e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Harry Kane hapi llogarinë e golave në minutën e 15-të. Pesë minuta më vonë Guerreiro realizoi për 0-2, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, Nickolas Jackson shënoi edhe golin e tretë pas 31 minutash lojë. Tre minuta pas këtij goli Harry Kane shënoi të dytin personal dhe të katërtin ekipor.
Në fundin e pjesës së parë, Pafosi shënoi golin e nderit me Orsicin.
Fitoren për 1-5 e vulosi Olise në minutën e 69-të të takimit. Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Bayerni arkëtoi tre pikë tjera.
Pas dy ndeshjes Bayerni ka gjashtë pikë dhe ndodhet në pozitën e parë, kurse Pafosi është i 27-ti pa pikë.
Sfidën e radhës, Bayerni e luan ndaj Club Brugge, kurse Pafosi takohet me Kairat Almatyn./Arbresh.info
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...