Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan, takoi kongresisten republikane nga shteti i Floridës, Kat Cammack.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u veçua misioni bashkëzbarkues i Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë amerikane në Kuvajt dhe pjesëmarrja për tre herë radhazi si vend mikpritës në ushtrimin e madh ushtarak Defender Europe 25, që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ku morën pjesë 25 mijë ushtarakë nga 29 vende aleate e partnere. Temë tjetër e diskutimit ishte edhe bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar. Me këtë rast, kryeministri theksoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA-ja, për çka kongresistja Cammack e falënderoi, dhe për investimet e mëdha infrastrukturore në vend në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030, të cilat paraqesin një mundësi të mirë edhe për kompanitë amerikane.
Kryeministri Kurti dhe kongresistja Cammack gjithashtu folën për rrezikun e vazhdueshëm që paraqet Rusia për paqen dhe sigurinë rajonale dhe globale.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Ilir Dugolli, ishin bashkë me kryeministrin në këtë takim./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...