Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalur në mbështetje të protestës gjithëkombëtare të ftuar për 17 tetor në Tiranë për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
”Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.
Protesta e cila është planifikuar të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, në Tiranë, organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga kryeqyteti i Shqipërisë, në konferencë për media, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve t’i bashkohen protestës./Arbresh.info
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...