Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, deputeten Albena Reshitaj, drejtorin për Shëndetësi të ShSKUK-së, dr. Ardian Shefkiu, drejtorin e QKUK-së, z. Mentor Zejnullahu, drejtorin e QKSUK-së, dr. Mirsad Shkreta, si dhe drejtorin e ShPTA-së, Fisnik Dobra, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë bustit të dr. Shpëtim Robajt, në 27 vjetorin e vrasjes së tij.
Nëpërmjet një shënimi kryetari Basha e ka cilësuar dr. Shpëtim Robajn mjek të plagëve të lirisë, që jetën ia kushtoi shërimit të të plagosurve dhe mbrojtjes së jetës së pacientëve të shumtë.
“Që nga pranvera e vitit 1998, Shpëtimi ishte bërë pjesë e ekipeve mjekësore vullnetare pranë spitalit të luftës në Likoc, ku shëroi plagë të civilëve të shumtë si dhe të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër të cilët edhe Komandantin Mujë Krasniqi. Doktor Shpëtimi kishte komunikim të ngushtë edhe me organizata ndërkombëtare si Kryqi i Kuq dhe Mjekët pa Kufij, që falë bashkëpunimit u sollën pajisje dhe mbështetje për spitalin e luftës në Likoc”, thuhet në njoftim.
Kryetari i Kuvendit ka kujtuar se më 30 shtator 1998, teksa shkonte për të ndihmuar të mbijetuarit e masakrës në Abri të Epërme, ku më 26 shtator forcat serbe kishin masakruar 34 civilë shqiptarë, doktori hero ra në territor të minuar. Aty Shpëtimi edhe e humbi jetën, por e fitoi pavdekësinë dhe kujtimin e përjetshëm e nderimin e përhershëm të popullit tonë.
“Kontributi i mjekëve si Dr. Robaj ishte jetik për moralin dhe mbijetesën e ushtarëve e qytetarëve, sepse çdo jetë e shpëtuar nga kujdesi i mjekëve ishte fitore ndaj barbarisë së armikut pushtues. Lavdi doktorit të UÇK-së, humanistit e patriotit Shpëtim Robaj. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten frymëzim i përhershëm për gjeneratat e doktorëve dhe gjithë të rinjve të shoqërisë sonë”, ka thënë kryetari Basha./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit