“Liri për Arbnorin”, protestohet për ish-policin që po mbahet në burgun e Serbisë

12:13 | 30 Shtator 2025
E.G

Në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë sot është mbajtur një protestë paqësore për lirimin e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili tash e katër muaj po mbahet në paraburgim në Serbi.

Familja Spahiu ka organizuar këtë protestë, duke kërkuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të ngrisin zërin kundër, siç u tha, padrejtësisë ndaj Spahiut.

Qytetarët e mbledhur në protestë mbanin pankarta me mbishkrime: “Liria është e drejtë, jo privilegj”, “Drejtësi për Arbnorin”, dhe

“Arbnor Spahiu nuk është vetëm, jemi të gjithë bashkë”.

Arbnor Spahiu u arrestua më 7 qershor të këtij viti nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa po kthehej nga Austria. Ai po mbahet në paraburgim në Serbi nën dyshimin për përfshirje në ngjarjet e shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit/Arbresh.info/

Të ngjashme