Është arrestuar një 31-vjeçar nga fshati Zhur i Prizrenit, nën dyshimin se kishte vjedhur disa motoçikleta,
I dyshuari S.G., sipas policisë, ka kryer pesë raste të vjedhjeve gjatë muajit shtator, shkruan Arbresh.info.
Policia, me autorizim verbal të Prokurorit kujdestar, ka kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.
Po ashtu, organet e rendit bëjnë të ditur se të gjitha motoçikletat e vjedhura janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve legjitimë.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të çështjes është ndaluar për 48 orë.
Hetimet janë duke vazhduar në drejtim të ndriçimit të rasteve të tjera të mundshme që lidhen me këtë person./Arbresh.info/
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...