Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se nga data 22 -28.09.2025, janë shqiptuar 1 mijë e 548 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 13 patentë-shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat:
– 1 aksident fatal , ku ka mbetur i vdekur 1 person
– 18 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 23 persona
– 21 aksidente me dëme materiale
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...