Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani ka takuar sot banorët e lagjës Dardania.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se kanë diskutuar për çështje të për ditshme dhe për vizionin për një të ardhme më të mirë.
“Së bashku me kandidatin për Asamble, Erion Begaj, patëm kënaqësinë të takoheshim me banorët në lagjën Dardania. Biseduam për çështjet e përditshme, idetë dhe pritjet e tyre, si dhe për vizionin tonë për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Falënderojmë banorët e lagjës Dardanisë për mikpritjen dhe përkrahjen e sinqertë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...