Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha është deklaruar rreth shkeljes së hapësirës ajrore të vendin nga dronë serbë.
Pas ceremonisë së shkatërrimit të armëve ilegale nga policia, Hoxha tha para mediave se kohëve të fundit ka pasur fluturime të dronëve që dyshohet që vijnë nga territori i Serbisë.
Ai shtoi se policia është në kontakt me KFOR-in, duke shtuar se është në vijim monitorimi për të parë se çfarë mund të bëhet.
“Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe me pa se çfarë mund të bëhet. Është e rrezikshme për pjesën e kufirit po, por për qytetarët tanë jo, ne jemi duke i mbrojtur po ashtu. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR. Ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë”, tha Hoxha./Arbresh.info
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë