Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda Mbështetëse e FARSH-it, udhëhequr nga komandanti Aleksandër Pando, ka qëndruar në vizitë në Komandën e Logjistikës të FSK-së.
Sipas njoftimit të FSK-së, delegacioni u prit nga zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës, Mehmet Lladrovci, që i njoftoi homologët nga FARSH me të arriturat, sfidat, ngritjen e kapaciteteve, misionin dhe detyrat e Komandës së Logjistikës, strukturën organizativ, aktivitetet dhe zhvillimet tjera në fushën e Logjistikës dhe Mjekësore, transmeton Klankosova.tv.
“Gjithashtu është realizuar vizitë në servisin për Automjetet e Rënda, ku patën mundësin të shohin nga afër kapacitetet e mirëmbajtjes”.
“Gjatë kësaj vizite u rikonfirmua përkushtimi i ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve logjistike dhe mjekësore, përmes planeve bilaterale dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet dy forcave”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...