Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para të pranishmëve në takimin e Grupit të Miqve për Llogaridhënie të Agresionit ndaj Ukrainës, theksoi se pa llogaridhënie nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme.
Ajo dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe nënvizoi se mosndëshkimi ushqen destabilizim, siç dëshmoi edhe sulmi i 24 shtatorit 2023 në Banjskë.
“Me Ukrainën ndajmë dhimbjen për jetët e humbura dhe respektin për qëndresën stoike të popullit ukrainas. Mbështetja jonë për Ukrainën mbetet konkrete dhe transparente”, u shpreh Ministrja Gërvalla.
Ajo shtoi se Kosova e njeh mirë çmimin e lirisë dhe rëndësinë e veprimit të bashkësisë ndërkombëtare. “Kur agresioni mbetet pa ndëshkim, rrezikon të përsëritet. Prandaj kërkojmë përgjegjësi të plotë për krimet e
vazhdueshme në Ukrainë dhe mbrojtje të rregullave që garantojnë sigurinë e të gjithëve”, theksoi ajo.
Në mbyllje, Ministrja Gërvalla shprehu respektin për popullin ukrainas, duke theksuar se Kosova do të qëndrojë krah Ukrainës me veprime të qarta dhe pa asnjë hap prapa, derisa agresioni të ndalet dhe drejtësia të
vihet në vend./Arbresh.info/
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona p...