Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka bërë të ditur se është hequr emri dhe kapitulli i tij, nga punimi skandaloz kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte publikuar në bashkëautorësi me Jana Arsovska.
Këtë e tha përmes një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Dua t’ju informoj se me t’u vënë në dijeni që një punim i imi nga studimet para 13 viteve ishte përfshirë si kapitull i veçantë në kuadër të një publikimi më të gjerë, në të cilin gabimisht isha listuar si bashkë-autor, unë kam bërë kërkesë tek Revista në fjalë që pjesa që kam kontribuar unë, pra Kapitulli 3, të hiqet tërësisht nga ai publikim! Komiteti i Publikimeve i Revistës në fjalë sot më ka njoftuar që ka miratuar kërkesën time për tërheqjen e Kapitullit 3 nga publikimi, dhe gjithashtu ka hequr edhe emrin tim nga autorësia, meqenëse unë nuk kam autorësi në pjesën tjetër të publikimit, përveç Kapitullit 3 i cili tashmë është tërhequr.”, ka shkruar ai.
Cristiano Ronaldo me dygolësh, Al Nassr më në fund e fiton t...
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet...
Qeveria nesër mban mbledhje
KEK: Nuk ka rrezik gjatë punimeve në TC “Kosova B”
Ukraina thotë se vrau dhjetëra rusë në dy sulme në rajonin l...
Hajnat mësyjnë shtëpinë e Benjamin Pavardit, reagon shpejt K...