Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte do të prezantojë zgjidhjet e tij për Lagjen e Muhaxherëve në një tubim që do të mbahet në shkollën “Naim Frashëri”, duke filluar nga ora 19:00.
Fokusi i këtij prezantimi është transformimi i lagjes së Muhaxherëve në një zonë funksionale që ofron jetë cilësore. Vizioni i Ismailit për këtë lagje të rëndësishme të kryeqytetit parasheh infrastrukturë moderne, rritje të sigurisë dhe rikthim të dinjitetit urban. Një rol të rëndësishëm do ta kenë edhe dy parqet kryesore të lagjes, të cilat do të shndërrohen në hapësira për aktivitete sociale, rekreative dhe ekonomike.
Transformimi i lagjes do të mbështetet në përmirësimin e infrastrukturës, lirimin e trotuareve, ndërtimin e korridoreve të sigurta për këmbësorë dhe biçiklistë, ndriçim adekuat, si dhe shfrytëzimin e hapësirave publike për projekte komunitare e investime afatgjata.
Projektet identifikuese të Lagjes së Muhaxherëve janë:
Rehabilitimi dhe revitalizimi i Parkut të Qytetit;
Revitalizimi i parkut dhe amfiteatrit pranë Varrezave të Dëshmorëve;
Ndërtimi i një çerdheje të re për fëmijët;
Krijimi i një terreni të ri sportiv për komunitetin;
Rifunksionalizimi i Klubit të Futbollit Besëlidhja
Tubimi në Lagjen e Muhaxherëve vjen si pjesë e serisë së takimeve që kandidati po zhvillon në lagje dhe fshatra të ndryshme të kryeqytetit, ku po prezanton projektet konkrete të dala nga nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
Ushtarët amerikanë zhvillojnë stërvitje në Kampin Bondsteel
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...