Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Afrim Bunjaku në dy vjetorin e rënies.
Orav ka thënë se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës dhe se BE pret që autoritetet në Serbi të kapin dhe ndjekin penalisht ata që gjenden në Serbi.
‘‘Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, i bëri homazhe sot oficerit të ndjerë të Policisë së #Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë në sulmin e shëmtuar në Banjska të kryer nga sulmues të armatosur serb të Kosovës dy vjet më parë. Ai përsëriti se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës dhe se BE pret që autoritetet në Serbi të kapin dhe ndjekin penalisht ata që gjenden në Serbi, dhe t’i përgjigjen kërkesës së ndërsjellë ligjore të Kosovës përmes kanaleve të përcaktuara’’, ka shkruar BE në postimin e saj.
Ndryshe, sot janë bërë dy vjet prej se në Banjskë të Zveçanit, grupi terrorist i prirë nga Millan Radoiçiq e sulmoi Policinë e Kosovës, si pasojë e të cilit sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos polici Alban Rashiti e u lëndua një tjetër./Arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...